Kalo në përmbajtje

Naim Rashiti: Marrëveshja LVV–PDK hap fazë të re për institucionet e Kosovës

Analisti politik Naim Rashiti vlerëson se marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së shënon një zhvillim pozitiv për stabilitetin e institucioneve të Kosovës.

Redaksia LUGINAPlus1 min lexim
FacebookWhatsApp
Naim Rashiti: Marrëveshja LVV–PDK hap fazë të re për institucionet e Kosovës

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka vlerësuar se akordi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjen e presidentes përbën një hap të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve shtetërore.

Sipas raportimeve të portalit Bujanoci.net, Rashiti gjatë pjesëmarrjes në “Përballje Podcast” ka theksuar se kjo marrëveshje i hap rrugë një faze të re të bashkëpunimit politik. Pavarësisht vlerësimit pozitiv të këtij zhvillimi, ai ka paralajmëruar se peizazhi politik mbetet kompleks.

Analisti ka vënë në pah se institucionet e vendit përballen me një sërë çështjesh të grumbulluara ndër vite. Për tejkalimin e këtyre sfidave, Rashiti vlerëson se është e domosdoshme një qasje e re, e cila kërkon maturi politike dhe vullnet për bashkëpunim ndërpartiak.

Tutje, në analizën e tij, ai ka potencuar nevojën për një qasje më konsistente karshi sfidave ndërkombëtare me të cilat përballet Kosova. Koordinimi dhe uniteti politik, sipas tij, mbeten faktorë kyç në përballimin e këtyre presioneve dhe në sigurimin e një funksionimi efikas të shtetit.

LUGINA+ BRIEF

Lugina në emailin tuaj.

Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.

Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë

Më të lexuarat

Të fundit

Të gjitha