Kalo në përmbajtje

Ndalohet shitja e pijeve energjike për të miturit në Kroaci

Qeveria e Kroacisë ka ndaluar shitjen me pakicë të pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç, një masë që synon mbrojtjen e shëndetit të të rinjve.

Redaksia LUGINAPlus1 min lexim
FacebookWhatsApp
Ndalohet shitja e pijeve energjike për të miturit në Kroaci

Në Kroaci, që nga muaji qershor, ka hyrë në fuqi ndalimi i shitjes së pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Ky vendim është ndërmarrë si masë parandaluese për të kufizuar konsumin e lartë të këtyre produkteve te moshat e mitura, të cilat shpesh përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe substancave të tjera stimuluese.

Sipas raportimeve të mediave, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian po ndjekin qasje më strikte për rregullimin e këtyre produkteve, në Serbi, përfshirë Luginën e Preshevës, shitja e pijeve energjike mbetet e lirë dhe pa kufizime ligjore të moshës për blerësit.

Sipas burimit të portalit Spektri, nxënësit në shkollat e Luginës së Preshevës vazhdojnë të kenë qasje të pakufizuar në blerjen e pijeve energjike në pikat e shitjes me pakicë. Kjo diferencë legjislative vë në pah mungesën e rregullativës specifike për këto produkte në rajon, ndryshe nga praktikat e reja të aplikuara në vendet e rajonit që janë pjesë e zonës evropiane.

Ekspertët shëndetësorë kanë tërhequr vazhdimisht vërejtjen se konsumimi i tepruar i pijeve energjike nga të miturit mund të shkaktojë efekte negative në sistemin nervor dhe kardiovaskular. Ndërsa debati për rregullimin e këtij tregu po shtohet, mbetet të shihet nëse institucionet përgjegjëse në nivel lokal dhe qendror do të ndërmarrin nisma për të kufizuar qasjen e të miturve ndaj këtyre produkteve në të ardhmen.

LUGINA+ BRIEF

Lugina në emailin tuaj.

Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.

Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë

Më të lexuarat

Të fundit

Të gjitha