Kalo në përmbajtje

Një 20-vjeçar shqiptar humb jetën në një aksident pune në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti gjatë punës në provincën e Peruxhias në Itali. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes ku mjeti i rëndë që i riu po drejtonte u përmbys.

Redaksia LUGINAPlus1 min lexim
FacebookWhatsApp
Një 20-vjeçar shqiptar humb jetën në një aksident pune në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një 20-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në provincën e Peruxhias, Itali. Viktima është identifikuar si Rogert Ajdini, i cili banonte në zonën e Trevit.

Sipas raportimeve të portalit Bujanoci.net, aksidenti ka ndodhur të martën në Valtopina. Në momentin e tragjedisë, i riu ishte i angazhuar në një kantier ndërtimi, përkatësisht në punimet për asfaltimin e rrugës Via Santa Cristina.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se mjeti i rëndë për ngjeshjen e asfaltit që viktima po drejtonte, ka humbur stabilitetin dhe është përmbysur. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, i cili nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet lokale italiane kanë nisur menjëherë një hetim për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sakta të këtij aksidenti. Ekspertët po vlerësojnë gjithashtu nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në vendin e punës në momentin kur ndodhi ngjarja.

LUGINA+ BRIEF

Lugina në emailin tuaj.

Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.

Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë

Më të lexuarat

Të fundit

Të gjitha