Policia e Kosovës dhe IPK nisin hetimet pas dyshimeve për ngacmim seksual nga tre policë
Tre zyrtarë policorë janë suspenduar nga detyra nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një vajze. Rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me institucionet përkatëse.

Tre zyrtarë policorë të angazhuar në rajonin e Prishtinës janë suspenduar nga detyra, pas një denoncimi serioz për përfshirje në veprime të dyshuara me natyrë seksuale ndaj një qytetareje. Lajmi është konfirmuar përmes njoftimeve zyrtare pas raportimeve fillestare për këtë ngjarje.
Sipas informacioneve të publikuara nga portali Kallxo, dyshohet se zyrtarët kishin synuar që ta nxisnin vajzën të shkonte me ta në një motel në zonën e Çagllavicës për të kryer marrëdhënie seksuale. Zbulimi i rastit dyshohet se ka ndodhur pas një denoncimi të bërë nga familjarë të vajzës.
Policia e Kosovës njoftoi se i ka trajtuar informacionet fillestare në lidhje me këtë rast dhe, konform procedurave ligjore, e ka njoftuar menjëherë Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Të gjitha provat e mbledhura deri në këtë fazë i janë dorëzuar IPK-së për hetime të mëtejshme.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka mirëpritur angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor dhe Policisë së Kosovës për trajtimin e rastit dhe marrjen e masave suspenduese ndaj zyrtarëve të përfshirë.
Institucionet e sigurisë kanë siguruar se hetimet do të zhvillohen me objektivitet dhe se çdo shkelje e ligjit apo e etikës profesionale do të sanksionohet sipas ligjeve në fuqi. Rasti është duke u trajtuar me prioritet nga autoritetet kompetente.
Lexo edhe
Zvicra rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, pas takimit me kryediplomatin kosovar Glauk Konjufca, theksoi se shteti zviceran mbetet partner i përkushtuar në rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat…

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare, në fokus raporti i Auditorit për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare për të shqyrtuar një sërë çështjesh legjislative, përfshirë Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit për vitin 2025.

LUGINA+ BRIEF
Lugina në emailin tuaj.
Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.
Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë


_in_2024_(cropped).jpg)

