UEFA publikon kalendarin kualifikues për Kampionatin Evropian 2028
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian 2028, i cili do të nisë zyrtarisht në mars të vitit 2027.

UEFA ka shpallur kalendarin e plotë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2028. Sipas njoftimit zyrtar, cikli kualifikues për këtë turne do të fillojë më 26 mars 2027 dhe do të zgjasë deri në nëntor të po atij viti.
Ky proces përcakton rrugëtimin e të gjitha përfaqësueseve evropiane, përfshirë Kombëtaren e Kosovës, e cila tashmë është në pritje të shortit për të mësuar kundërshtarët e saj.
Siç raporton portali Bujanoci.net, përbërja e grupeve kualifikuese do të mësohet zyrtarisht më 6 dhjetor 2026. Ky moment do të jetë vendimtar për të përcaktuar datat e sakta dhe renditjen e ndeshjeve që do të zhvillojnë "Dardanët" në këtë cikël të ri garues.
Pas hedhjes së shortit, do të qartësohet dinamika e përballjeve dhe orari i plotë për secilin grup, duke u dhënë mundësi ekipeve kombëtare të përgatiten për fushatën që synon sigurimin e pjesëmarrjes në finalet e EURO 2028.
Lexo edhe

Egnatia kërkon fitoren e parë në Conference League ndaj Lincoln Red Imps
Kampioni i Shqipërisë, Egnatia, do të zhvillojë nesër ndeshjen e katërt të fazës së ligës në UEFA Conference League, duke pritur në Tiranë skuadrën e Lincoln Red Imps.
Lara Colturi shkruan historinë, fiton medaljen e parë në Kupën e Botës për Shqipërinë
Skiatorja Lara Colturi ka siguruar fitoren e parë historike për Shqipërinë në Kupën e Botës në ski alpine, duke triumfuar në garën e slalomit të mbajtur në Gurgl të Austrisë.

LUGINA+ BRIEF
Lugina në emailin tuaj.
Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.
Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë



