
Tre banorë të rinj i bashkohen garës në Big Brother VIP Kosova 5
Shtëpia e njohur televizive Big Brother VIP Kosova 5 është pasuruar me pjesëmarrjen e tre banorëve të rinj. Dion Mala, Fatjona Lisiert dhe Akil Varfi janë personazhet që i janë bashkuar zyrtarisht edicionit të pestë të këtij formati televiziv.
