Kalo në përmbajtje

Aksidenti në Zagreb nxit debatin për sigurinë në transportin ndërurban

Përmbysja e një autobusi në autostradën pranë Zagrebit ka rihapur diskutimet për sigurinë e udhëtarëve, lodhjen e shoferëve dhe rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit.

Redaksia LUGINAPlus1 min lexim
FacebookWhatsApp
Aksidenti në Zagreb nxit debatin për sigurinë në transportin ndërurban
Foto: KOHA JONË

Pas aksidentit të fundit me autobus në autostradën pranë Zagrebit, ekspertët e sigurisë rrugore kanë bërë thirrje për një reflektim më të thellë mbi masat mbrojtëse në transportin publik ndërurban. Sipas raportimeve të RTS, ky rast shërben si një paralajmërim për nevojën e rritjes së kontrollit ndaj kompanive të transportit dhe gjendjes së shoferëve.

Damir Okanoviq nga Komiteti për Siguri në Komunikacion, në një prononcim për RTS, ka theksuar se pasojat e këtij aksidenti do të ishin shumë më të lehta nëse udhëtarët do të kishin vendosur rripat e sigurimit. Ai nënvizoi se ky është një obligim që shpesh neglizhohet në autobusët e linjave të gjata.

Nga ana tjetër, Aleksandar Seniqiç, drejtor i Asociacionit Nacional të Agjencive Turistike, ka sqaruar se agjencitë kanë përgjegjësinë ligjore të kontraktojnë vetëm transportues të regjistruar. Ai vuri në dukje se këta të fundit mbajnë përgjegjësinë kryesore për shëndetin dhe gjendjen e personelit që menaxhon automjetet.

Seniqiç gjithashtu ka ngritur shqetësimin mbi mungesën e fuqisë punëtore në këtë sektor. Sipas tij, tregu përballet me mungesë të shoferëve profesionistë, ndërsa ata që aktualisht janë të angazhuar në këtë profesion shpesh i përkasin grupmoshave më të shtyra, gjë që mund të ndikojë në nivelin e lodhjes gjatë udhëtimeve të gjata.

Ekspertët bëjnë thirrje që udhëtarët të jenë më të ndërgjegjshëm. Nëse vërehet lodhje ekstreme te shoferi apo parregullsi të tjera që rrezikojnë sigurinë, udhëtarët kanë të drejtë të kërkojnë ndihmën e autoriteteve policore për të ndalur autobusin dhe për të verifikuar kushtet e udhëtimit.

Ky rast mbetet një kujtesë për autoritetet dhe kompanitë private që të shtojnë kontrollet teknike dhe mjekësore, me qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla që mund të kenë pasoja tragjike për jetën e qytetarëve.

LUGINA+ BRIEF

Lugina në emailin tuaj.

Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.

Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë

Më të lexuarat

Të fundit

Të gjitha