Kalo në përmbajtje

Ministri Demo Berisha përballet me kritika për pjesëmarrjen e punonjësve në mitingun e SNS-it

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, Demo Berisha, është në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka kërkuar nga stafi i ministrisë të marrin pjesë në një tubim të Partisë Progresive Serbe.

Redaksia LUGINAPlus1 min lexim
FacebookWhatsApp
Ministri Demo Berisha përballet me kritika për pjesëmarrjen e punonjësve në mitingun e SNS-it
Foto: Euronews Albania

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, Demo Berisha, mund të përballet me pasoja ligjore pas raportimeve se ka bërë presion ndaj stafit të tij për të marrë pjesë në një miting të Partisë Progresive Serbe (SNS). Sipas raportimeve të mediave, një email i dërguar nga zyra e ministrit thuhet se kërkonte pjesëmarrjen e detyrueshme të punonjësve në tubimin e organizuar nga partia në pushtet.

Ngjarja ka ngjallur reagime për shkak të përdorimit të resurseve dhe ndikimit mbi nëpunësit civilë në aktivitete partiake. Sipas portalit Spektri, veprimet e ndërmarra përmes komunikimit elektronik mund të shërbejnë si bazë për një proces gjyqësor lidhur me shkeljen e mundshme të rregullave mbi punësimin në sektorin publik dhe ndarjen e funksioneve shtetërore nga ato partiake.

Derisa nuk ka ende një njoftim zyrtar për nisjen e hetimeve, rasti është trajtuar si një çështje që ndërlidhet me etikën profesionale dhe presionin politik ndaj administratës shtetërore. Përdorimi i pozitave ministrore për mobilizim në mitingje partiake mbetet një temë e ndjeshme në diskursin politik në Serbi.

LUGINA+ BRIEF

Lugina në emailin tuaj.

Lajmet kryesore të ditës, pa zhurmë, një herë në javë.

Mund të çabonoheni në çdo kohë. Të gjitha mundësitë

Më të lexuarat

Të fundit

Të gjitha